Kosova

Abdixhiku uron 28 nëntorin: Kombi shqiptar është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve 110 vjetorin e Pavarësisë.

Ai konsideron se kombi shqiptar është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Sot konstatohet se kombi shqiptar është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Prandaj ne na mbetet që të punojmë të gjithë bashkë për integrimin e dy shteteve në familjen tonë natyrale – perëndimore”, ka shkruar Abdixhiku. 

Në këtë ditë ai ka kujtuar edhe shumë persona të rëndësishme e historik nga e kaluara.

“Sot, në këtë përvjetor kujtojmë plakun e urtë, Ismail Qemali, i cili i rrethuar nga burrat e tjerë të kombit e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur. E kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ishte data 28 nëntor 1443 kur heroi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vendosi të braktisë ushtrinë turke dhe të luftojë për çlirimin e atdheut të tij.

I lindur në Krujë dhe i biri i një udhëheqësi që u rebelua kundër Perandorisë Osmane, ai u mor me forcë nga familja, bashkë me vëllezërit e tij, kur ishte ende fëmijë.

I rritur dhe i stërvitur në ushtrinë turke, ai luftoi dhe fitoi disa beteja pavarësisht se vazhdoi të ëndërronte të kthehej në vendlindje.

Dhe kështu ishte; i shoqëruar nga 300 burra besnikë të tij, ai braktisi turqit dhe u rreshtua kundër tyre, duke rimarrë në radhë të parë Krujën dhe më pas territore të tjera në emër të Shqipërisë.

Por dominimi turk zgjati për një kohë të gjatë, derisa në vitin 1912, në të njëjtën ditë, më në fund u shpall pavarësia nga Perandoria Osmane pas fitores së luftës së parë ballkanike ku u përfshi edhe Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

Në këtë 28 nëntor, Ismail Qemal ngriti flamurin shqiptar në një ballkon në Vlorë dhe u shpall kryeministër.

Shqipëria më në fund u lirua dhe u shpall shtet i pavarur, por duke humbur një pjesë të mirë të territoreve që iu aneksuan shteteve fqinje.

28 nëntori – Dita e shqiptarisë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore