Lajme

Abdixhiku takon Sarrazin, LDK-ja gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me aleatët


Lumir Abdixhiku dhe Manuel Sarrazin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një komunikate për media LDK ka bërë të ditur se Abdixhiku e Sarrazin kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovës si dhe qëndrimin e kësaj partie lidhur me këto tema.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatë.

Komunikata ndër të tjera njofton se Abdixhiku ka ritheksuar se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.

Ndryshe Sarrazin para vizitës në Kosovë, qëndroi për një vizitë zyrtare në Serbi, ku takoi presidentin, Aleksandër Vuçiç.

Tema e takimit mes Vuçiç e Sarrazin, siç njoftoi presidenti serb ishte zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Biseduam për një gamë të gjerë temash, nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare e deri te takimet e ardhshme në Bruksel dhe zhvillimet në Kosovë”, shkroi Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore