Lajme

AAK: Kosova asnjëherë s’ka pasur çmim më të lartë të energjisë në histori


Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova asnjëherë s’ka pasur çmim më të lartë në çmimin e rrymës, sesa që ka aktualisht.

Sipas tij, është e pakuptueshme kur energjia tani blihet më lirë, ndërsa çmimet janë më të larta tek qytetarët.

“Duke e ditur që çmimi i rrymës është çmimi më i lartë që paguan qytetari në historinë e vet. Pyetja ime për deputetët është se si ka mundësi, a është ndonjë person nga Qeveria që e shpjegon se si ka mundësi që 1 megavat të blihet më lirë sesa para dy vitesh e çmimet të jetë më i shtrenjtë, mbi çfarë baze është çmimi i energjisë”.

Tahiri, ka kujtuar edhe njërën nga fjalitë e kryeministrit Kurti, që e thoshte në kohën sa ishte në opozitë.

“Njëri nga premtimet që keni ardhur në pushtet për ta zbritur çmimin e energjisë, bile kryeministri po e citoj thoshte që “ne paguajmë shumë shtrenjte, duke e pasur parasysh që flemë mbi qymyr”, këtë e ka thënë kryeministri i Kosovës”.

“Por, ajo çka ndodhi është se me ardhjen në pushtet ky qëndrim ndryshoi”.

Ai pretendoi se në asnjë vend tjetër s’ka ambient më të ndotur sesa në Kosovë.

“Për me pas një ambient të shëndosh kjo qeveri e refuzoi gazin amerikan dhe tash po mundohet me disa bateria dhe me strategjinë për energjinë elektrike e kanë dhunuar një vit e gjysmë, s’kanë mundur ta sjellin dhe tash që e kanë sjell akoma nuk e kanë në funksion. Ku është logjika dhe ku është argumenti?”.

Kuvendi i Kosovës, është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës

Deputetët do të shqyrtojnë propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike “s’është e rastësishme, por e qëllimshme”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore