Kosova

A po ndërhyjnë ambasadori rus në punët e brendshme të Serbisë?


Borko Stefanoviç dhe Aleksandar Bochan-Kharchenko

Paraqitja e rezolutës nga ana e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Borko Stefanoviç, për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka indinjuar mjaftë shumë ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Sipas tij propozimi i një rezolute të tillë nuk përputhet në asnjë mënyrë me qëndrimin e më shumë se 80 për qind të popullatës serbe.

“Stefanoviç, nuk duhet të shkojë kundër vullnetit të popullit”, ka deklaruara ambasadori rus.

Për mediumin opozitar serb, Nova.rs, me një qëndrim të tillë ambasadori rus po synon indirekt të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë, pasi sipas tyre çështja se Serbia a do të vendosë sanksione apo jo, është një çështje e madhe politike që duhet të diskutohet nga deputetët dhe anëtarët e qeverisë, e jo nga korpusi diplomatik.

Sipas Stefanoviç i takon deputetëve të bëjnë propozime në cilin drejtim duhet të lëviz vendi, gjë që nuk është punë e asnjërit ambasador.

“Ambasadori Kharchenko me siguri mund të kuptojë se ne jemi një vend sovran. Në këtë drejtim, çdo deputet i Kuvendit mund të bëjë propozime që i konsideron të nevojshme. Qytetarët e Serbisë votuan për ne dhe ne kemi të drejtë të marrim vendime që do të jenë më të mirat për qytetarët tanë. Është tërësisht punë e jona, ndaj sillemi ashtu”, ka thënë Stefanoviç për Nova.rs.

Ndryshe Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj rezolute negociatat e BE-së me Serbisë duhet të përparojnë vetëm nëse Beogradi mbështet sanksionet kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reforma.

Rezoluta përveç kësaj ka paraparë që fondet e BE-së për Serbinë të kushtëzohen në të njëjtën mënyrë.

Anëtarësimi i Serbisë në BE kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore