Lajme

Anëtarësimi i Serbisë në BE kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë


Serbia dhe Bashkimi Evropian

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj rezolute negociatat e BE-së me Serbisë duhet të përparojnë vetëm nëse Beogradi mbështet sanksionet kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reforma.

Rezoluta përveç kësaj ka paraparë që fondet e BE-së për Serbinë të kushtëzohen në të njëjtën mënyrë.

Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit.

Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.

“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, thuhet në rezolutë

Mes tjerash në rezolutë theksohet fakti që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.

Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore