Yuri Kim përshëndet procedimin penal nga SPAK për subjektet politike: Askush nuk është mbi ligjin
“Askush nuk është mbi ligjin”.
Kështu u shpreh ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, përsa i përket nisjes së procedimeve penale për kallëzimet nga subjektet politike për vepra penale gjatë fushatës zgjedhore.
“Jam shumë e lumtur pasi pashë njoftimin e SPAK-ut për hetimet e krimeve zgjedhore. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë.
Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht”, shkruan Kim.
Very good to see SPAK’s announcement of investigations of electoral crimes. I understand Prosecutors will do same. Those who violate the law & obstruct citizens’ right to vote freely & in peace must be prosecuted. No one is above the law. https://t.co/RkjCeTFX2P
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 27, 2021
Më herët Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se subjektet politike që kanë bërë kallëzime gjatë fushatës zgejdhore, vetëm 32 prej tyre ka nisur procedimi penal.
Kallëzimet janë kryesisht ato të korrupsionit aktiv në zgjedhje , shpërdorimi i detyrës dhe përhapja e sekreteve vetjake.
Për të gjitha rastet që janë në hetim, SPAK ka garantuar se do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda proaktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara.
Më herët në SPAK u paraqitën 91 materiale.
55 raste janë nga subjektet politike, ku përfshihen 50 nga Partia Demokratike, tre nga Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga Partia Socialiste dhe një nga Fryma e Re Demokratike.
Ndërsa 18 raste u paraqitën nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
SPAK-u ka vlerësuar të gjitha kallëzimet nga subjektet politike për periudhën mars-prill 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës