Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se subjektet politike kanë bërë kallëzime në lidhje me këtë fushatë, por vetëm për 32 prej tyre ka nisur procedimi penal.
Kallëzimet janë kryesisht ato të korrupsionit aktiv në zgjedhje , shpërdorimi i detyrës dhe përhapja e sekreteve vetjake.
Për të gjitha rastet që janë në hetim, SPAK ka garantuar se do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda proaktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara.
Më herët në SPAK u paraqitën 91 materiale.
55 raste janë nga subjektet politike, ku përfshihen 50 nga Partia Demokratike, tre nga Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga Partia Socialiste dhe një nga Fryma e Re Demokratike.
Ndërsa 18 raste u paraqitën nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
SPAK-u ka vlerësuar të gjitha kallëzimet nga subjektet politike për periudhën mars-prill 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
Salianji akuzon SHISH-in se po përdoret, thotë se ka kthyer përgjigje “për t’u tallur” në Komisionin e TIMS
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës