Zgjedhjet në Shqipëri

SPAK, nxjerr shifrat e denoncimeve për krime zgjedhore


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 23 prill, ka njoftuar denoncimet që janë bërë deri tani në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. Apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi e kësaj prokurorie.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur.

55 raste janë nga subjektet politike. Ku përfshihen 50 nga Partia Demokratike, tre nga Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga Partia Socialiste dhe një nga Fryma e Re Demokratike. 10 raste nga policia gjyqësore.

Katër raste nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, procedime penale dhe shtetas të ndryshëm katër raste, kallëzime.

Ndërsa 18 raste nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

SPAK-u ka vlerësuar të gjitha kallëzimet nga subjektet politike për periudhën mars-prill 2021.

Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal, policia gjyqësore, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas njoftimit, do të sqarohen faktet e kallëzuara dhe do të punohet për vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do të provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri më 22 prill.

Janë regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.

Është vendosur në shtatë raste mosfillimi i procedimit penal.

Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.

Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.

Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore