Në ndeshjen, të cilën Sevilla e fitoi 2-1 përballë Granada-s, gjyqtari Ricardo de Burgoi vërshëlleu 60 sekonda para përfundimit të takimit.
Edhe pse kishte katër minuta lojë shtesë, De Burgos e mbylli ndeshjen në minutën e 30-të.
Disa futbollistë kishin filluar të hiqnin fanellat e tyre, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes, kur gjyqtari i thirri përsëri në lojë.
“Nuk kam parë asnjëherë diçka si kjo”, tha futbollisti i Sevilla-s, David Ocampos, “i kishim hequr edhe fanellat tona”.
Granada, të cilët kishin shënuar golin e shpresës në fund, protestuan te gjyqtari kur përfundoi ndeshjen më herët.
De Burgos e pa gabimin e tij dhe ndeshja filloi pas pak minutash, edhe pse shumë futbollist kishin lëshuar fushën.
“Edhe ata bëjnë gabime si të gjithë ne, ai e përmirësoi”, tha trajneri i Granada-s, Diego Martinez.
“Edhe pse, na lëndoi ne, sepse kishim një dinamikë ndryshe në ndjekje të barazimit”, mbylli ai.
Kurse trajneri i Sevilla-s, Lopetegui, u mundua ta arsyetojë, duke thënë që “ishte një problem me orën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com