Ndihmësi virtual i Apple-it, Siri, ka zbuluar për përdoruesit se prodhuesi i iPhone-it është në pritje të një ngjarjeje të veçantë në datën 20 prill.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se Siri, i cili i mban përdoruesit e pajisjeve teknologjike të Apple-it të gozhduar për të mësuar të rejat më të fundit të produkteve dhe ngjarjeve të kompanisë, ka zbuluar para kohe se pritet një event i rëndësishëm të martën e ardhshme.
Në momentin që Siri pyetet në lidhje me ngjarjen tjetër të Apple-it në iPhone-ët e tyre, Siri përgjigjet duke shfaqur një mesazh që thotë se “ngjarja speciale është të martën, 20 prill, në Apple Park në Cupertino, CA, të gjitha detajet mund t’i merrni në Apple.com”.
Mirëpo, kompania nuk është treguar menjëherë e gatshme për të komentuar mbi këtë të re të Apple-it.
Në muajin mars, kompania zakonisht ka nxjerrë pajisje të reja përmes një eventi. Por, këtë vit Apple-i nuk lancoi produkte të reja në ndonjë event të mbajtur gjatë muajit mars.
Prej periudhës pandemike strategjia e Apple-it për lancimet ka qenë e fokusuar kryesisht në ngjarjet e organizuara virtualisht, prandaj dhe spekulohet se edhe ngjarja speciale e ardhshme të jetë virtuale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës