![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/DDDDDDDDDDDDDDDD.png)
Në seancë të mbyllur ka nisur dëshminë dëshmitari i 65-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), të enjten.
Nga zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett, ishte thënë se dëshmia e këtij dëshmitari do të jetë tërësisht e mbyllur.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.
Në Speciale, të martën kanë nisur dëshminë dy dëshmitarë, njëri që ka qenë Oficer i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch, teksa të mëkurën ka dëshmuar dëshmitari i 54-të, Johan Fritsch.
Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 62 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura, ndërsa të martën pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 63-të.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.
Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish ushtari i UÇK-së pyetet për Skender Hoxhën e Blerim Kuçin në Speciale
-
Ish ushtari i UÇK-së nis dëshminë në Speciale
-
Në Speciale vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i 73-të
-
Specialja hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për apelimin e vendimit për pranimin e disa deklaratave me shkrim
Lajmet kryesore
-
Të enjten Kuvendi vendos për të themeluar ose jo Komision për hajnitë e Liburn Aliut e Naser Hafizit me ambalazhuesit e ujit
-
Partia Demokratike në protestë kombëtare, më 12-13 korrik
-
Ndarja e votuesve të rinj në Iran mbi protestat e vitit 2022 formëson garën presidenciale
-
Konjufca s’pret të dalë “diçka” nga takimi Kurti-Vuçiç: Asociacioni – njëherë për njëherë – s’është në rend dite