Gjykata Speciale

Në Speciale vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i 73-të


Ilustrim

Të hënën me 23 qershor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit të hënë pritet të dëgjohet dëshmitari i 73-të.

Gjykata Speciale njoftoi se dëshmitari në fjalë do të dëshmojë pa masa mbrojtëse.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri më tani janë dëgjuar 72 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore