Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, anuloi këtë të mërkurë të 22 majit një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Si arsye u dha agjenda e ngjeshur e sekretarit.
Britanikja “The Telegraph” shkruan se Cameron po kthehet më herët në mënyrë që të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit të sotëm.
Kjo, duke shtuar spekulimet në rritje se Rishi Sunak mund të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme gjatë verës.
Sekretari i Jashtëm ishte në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në Downing Street rreth orës 16:00.
Një burim i përditshmes britanike në Ministrinë e Jashtme pohoi se ata nuk e dinin se çfarë do të diskutonte kabineti.
Ndërkohë, Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, e vonoi udhëtimin e tij për në shtetet baltike për të marrë pjesë në një takim të NATO-s me dy orë – në mënyrë që të mund të merrte pjesë në kabinet.
Jeremy Hunt, kancelari, është tërhequr nga një paraqitje e planifikuar në programin e ITV-së sonte.
Sunak refuzoi të përjashtonte se mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të verës kur iu bë një pyetje e tillë.
Kryeministri do të përsëriste vetëm fjalën e tij të njohur se do të ketë një garë “në gjysmën e dytë të këtij viti”.
Shqipëria është një histori suksesi dhe duhet ta festojmë këtë, thotë Cameron
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sulmi rus me bombë në Kharkiv vrau të paktën 3 persona dhe plagosi 52
-
Zëvendëskancelari gjerman paralajmëron Kinën për pasojat e qëndrimit pro Rusisë
-
Farage përballet me reagime të ashpra, lidhur me komentet e luftës në Ukrainë
-
Clark të dielën në Kosovë, Abdixhiku ia ndan dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”