Dita e shtunë mirëpret disa prej ndeshjeve të vlefshme për titullin e kampionëve te Gjermanisë në Bundesligë.
Bëhet fjalë për javën e 28 të Bundesligës.
Krahas Bayern Munich – Union Berlin, Eintracht Frankfurt – Ëolfsburg, Hertha Berlin – Borussia Monchengladbach, Ëerder Bremen – RB Leipzig, të cilat luhen në orën 14:30, në fund të listës vjen dhe Stuttgart – Dortmund.
Pesë ndeshjet e fundit, kanë dhënë rezultat të përzjerë për Stuttgart-in: me Schalke fitojnë thellë, 5 – 0; kundër Frankfurt-it (6 mars), Stuttgart-i barazoi 1 – 1; me Hoffenheim (14 mars) fitoi me rezultatin 2 – 0; në 20 mars ata humbin kundër lokomotivës së pandalshme të Bayern Munich-ut me rezultatin 4 – 0 dhe në 4 prill, së fundi, fitojnë me rezultatin 1 – 0 kundër Werder Bremen-it.
Dy ekipet gjermane kanë mungesa të konsiderueshme për shkak të dëmtimeve të shumta. Krahu Stuttgart-it do të luajë pa Al Ghaddioui, Egloff, Gonzales, Mangala, Mola dhe Wamangituka ndërsa pala e Dortmund-it do të zbres në Mercedes-Benz arena pa Moukoko, Sancho, Schmelzer, Ëitsel dhe Zagadou.
Stuttgart-i renditet në vend të tetë me 39 pikë dhe Dortmund-i në vend të pestë me 43 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve