Policia e Kosovës, të martën ka ndaluar dy raste të kontrabandimit me mallra në pikë kalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Rasti i parë, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut rreth orës 18:50 kur është ndaluar një veturë me traga të huaja, të cilën ishte duke e drejtuar një shtetas serb.
“Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen”, thuhet në komunikatën për media.
Automjeti me mallin e kontrabanduar, sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit.
Rasti dytë, sipas Policisë së Kosovës, është zhvilluar rreth orës 19:50 në Mitrovicë të Veriut.
“Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor për procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike