Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka pohuar se vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën.
“Vendimi për bisedimet ose negociatat është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam sherr për pesë muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën”, ka thënë ai.
Sipas Salianjit, pas aksionit bllokues të opozitës, Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqje as ne deklaratat publike te Ramës.
“Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve është praktikisht rikthim në normalitet dhe në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vetë”, ka shtuar ai.
“Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi, por që të hyjmë në normalitet se u ulëm me Ramën do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi jo-serioz siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e ketë seli që radikalizohemi që të marrim vëmendjen e Ramës ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim te qytetaret”.
“Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjinoni nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’