Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), të martën e 6 prillit, rrëzoi kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), për anëtarin e grupit të numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
PDIU-ja me ankesën ankimore nr. 11, kërkoi që numëruesi i katërt ti takonte asaj. Por KAS la në fuqi vendimin se ky numërues i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU. Vendim ka hyrë në fuqi menjëherë”.
Sipas Kodit Zgjedhor në rast se ka kundërshtime nga palët për vendimin ata mund të bëjnë ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, palombarët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë
-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa