Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të enjte, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vuçiç ka njoftuar se me Von der Leyen, ka diskutuar mbi sfidat gjeopolitike dhe çështje strategjike për Serbinë.
Fokusi i bisedimeve, sipas Vuçiç, ka qenë te zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, plan ky i cili sipas tij duhet të forcojë dhe të afrojë ekonomitë dhe shoqëritë me Unionin.
“Serbia është e gatshme ta shfrytëzojë sa më mirë këtë ndihmë në rrugën e modernizimit dhe ndërtimit që po hedhim, dhe veçanërisht falënderova von der Leyen për angazhimin e saj personal dhe mirëkuptimin e situatës në rajon dhe për mbështetjen e saj për rrugën evropiane të vendit tonë”, ka shkruar Vuçiç ndër të tjera.
Kosova dhe Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Evropian të parapara në “Planin e Rritjes” i cili është prezantuar më 8 nëntor të vitit të kaluar, nëse nuk do të ecin përpara në procesin e dialogut duke implementuar marrëveshjet.
Komisioni Evropian vitin e kaluar kishte miratuar një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027.
Sipas planit, nga kjo shumë, deri në 2 miliardë euro do të shkojnë si asistencë pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale.
Megjithatë Komisioni Evropian ka paraparë kritere shtesë ndaj Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo shkon përmes përmbushjes së obligimeve nga dialogu, si dhe respektimit të obligimeve në nismat rajonale”, kishte thënë një zyrtar i BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas këtij zyrtari të BE-së, kjo praktikisht do të thotë se “asnjë nga këto vende nuk do të jetë në gjendje të përdorë burimet financiare nëse nuk përparojnë në normalizim”.
Kosova dhe Serbia do të mbeten pa fonde nga ‘Plani i Rritjes’ nëse nuk përparojnë në dialog
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Renovimi në dy ndërtesa të QKUK-së do të kursej energji për 50%, thotë Rizvanolli
-
Balla takon homologun italian: Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë dhe më efikas
-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
Lajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë