Krasniqi viziton familjen Mala dhe Berisha: Rexhepi dhe Nuhiu frymëzuan breza të tërë nga “Flaka e Janarit”, e deri tek UÇK-ja
Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e 40-të të rënies së tyre.
Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Malën dhe Berishën i ka kujtuar si “veprimtarë” dhe “pishtarë të lirisë”.
“Si intelektualë, veprimtarë e pishtarë të lirisë, Rexhepi e Nuhiu frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në në këtë rrugë – nga “Flaka e Janarit” e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
“Falë trimave të tillë largpamës, sot, duart pa pranga e ballin pa gjak, jemi gati të shënojmë 25 vjetorin e lirisë së shenjtë. Është obligimi ynë, që duke ndërtuar një shtet të zhvilluar, të nderojmë amanetin e heronjve tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai tuje theksoi se Rexhepi dhe Nuhiu ishin bashkuar për aktivitete kombëtare.
“Edhe pse Rexhepi dhe Nuhiu kishin dhjetë vite ndërmjet, zjarri atdhedashës me të cilin ishin rritur dhe edukuar në familjet e tyre, i bashkoi natyrshëm si dy breza edhe në shoqëri edhe në aktivitet kombëtar”.
“Lavdi të përjetshme heronjve të Kosovës!”, ka përfunduar ai.
Të enjten e 11 janarit u bën 40 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë e brishtë, por jemi të pajisur mirë
-
Zelensky anulon vizitën e së premtes në Madrid
-
Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet
-
Bislimi kërkon nga ministri hungarez të trajtohet aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi