Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten në mbrëmje në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.
62 deputetë të pushtetit, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Si pjesë e projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.
Sipas ekzekutivit, Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.
Për këtë projektligj kritikues dhe kundër votimit të tij kanë qenë opozita.
Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, Fondi Sovran, dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrje publike dhe buxhetin e shtetit.
Legjislacioni ekonomik i Kosovës, theksonte, ish-ministri i Financave, është bazuar në parimet e ekonomisë sociale të tregut, me besimin se tregu dhe konkurrenca janë e vetmja mënyrë për zhvillim ekonomik afatgjatë e të qëndrueshëm.
Për të mirëmbajtur një parim të tillë, Kosova, vlerëson, Hoti ka krijuar mekanizmat institucional për të mbështetur bizneset private si Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili mundëson kreditim më të lehtë të bizneseve nga bankat komerciale, duke promovuar sektorë të caktuar në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillim.
“Kosova ka krijuar edhe Autoritetin e Konkurrencës që kujdeset për të parandaluar veprimet në treg që kufizojnë konkurrencën e lirë. Ka krijuar Komisionin për Ndihmë Shtetërore, i cili mbikëqyrë ndërhyrjen e Qeverisë në ekonomi përmes subvencioneve me qëllim që mos të shtrembërohet konkurrenca e lirë. Agjencitë për mbështetje të ndërmarrësisë dhe investimeve. Parqet biznesore dhe zonat ekonomike të nivelit qendror dhe lokal etj”, kishe shkruar ai rrjetin social, ‘Facebook’.
Kësisoj, në sytë e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themelimi i Fondit Sovran do të jetë një hap i madh prapa në ambientin e të bërit biznes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
-
Saathoff takim me Dumanin: SPAK, institucion kyç për integrimin e Shqipërisë në BE
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm