Kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Kujtim Prodani, është ndarë nga jeta ditën e mërkurë, në moshën 57 vjeçare.
Lajmi është bërë me dije në rrjete sociale nga kolegët e Prodanit, të cilët kanë shprehur ngushëllime të sinqerta.
Kujtim Prodani kishte disa javë që ishte i prekur nga Covid-19 dhe ishte i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi, Tiranë.
Ai kishte postuar një foto në facebook me mbishkrim “Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe!” një ditë përpara ndërrimit të viteve.
Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe!
(Klinika “SHEFQET NDROQI” ♥️🎩🎩🎩)
✋✋✋✋✋Posted by Kujtim Prodani on Wednesday, December 30, 2020
Kujtim Prodani ishte një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Ai kishte më shumë se 25 vite prodhimtari artistike. Publikoi katër albume muzikore dhe dhjetëra këngë.
Gjithashtu ka marrë pjesë nëntë herë në Festivalin e këngës së radiotelevizionit Shqiptar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
-
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, pasi aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në ‘Milot-Morinë’
-
Luan Baçi në SPAK, pas një kallëzimi
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri