Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video-mesazhi në ditën e 16 të fushatës së aktivizimit kundër dhunës më bazë gjinore, ka thënë se angazhimi dhe fushata do të vazhdojnë sot dhe çdo ditë tjetër.
“Si ministre jam tejet e shqetësuar me rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën me qëllim të mbrojtës së jetës së grave tona”, tha Haxhiu.
Ajo ka potencuar tutje se dhuna me bazë gjinore është e përditshme dhe e përhershme, derisa ka shtuar se “Qeveria jonë është në ballë të saj”.
“Qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë të drejt. Beteja për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme”, potencoi ajo.
Ndryshe, më 7 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ka njoftuar se Qeveria do ua subvencionojë 70 për qind të pagës për gjatë muaj grave të mbijetuara të dhunës në familje.
“Ajo çfarë duhet të bëjnë është të drejtohen në zyrën e punësimit në komunën e tyre. Pas regjistrimit këshilltarët e punësimit do të sigurohen se ato ndërmjetësohen në bizneset e regjistruara që ofrojnë vende të lira të punës. Pasi që të bëhet ky ndërmjetësim, ministria e Financave të Transfereve do të subvencionojë 70 për qind të pagës të punësuarve për gjashtë muaj me radhë”, tha Kurti.
“Atyre ju jepet një shans i ri për të rimarr kontrollin e jetës së tyre. Kur gratë janë në gjendje të sigurojnë jetën financiarisht, ato kanë më shumë mundësi të largohen nga marrëdhënia e dhunshme dhe të fillojnë një jetë të re normale”, potencoi ai.
Kurti ka shtuar se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale sikurse edhe sigurisë dhe mirëqenies.
“Për këtë kemi hartuar dhe zbatuar një pako masash dhe politikash. Në kohën e pandemisë kur rastet e dhunës në familje morën hov, Qeveria u sigurua që bizneseve t’ua subvencionoj pagën për çdo punëtore grua të punësuar”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Renovimi në dy ndërtesa të QKUK-së do të kursej energji për 50%, thotë Rizvanolli
-
Balla takon homologun italian: Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë dhe më efikas
-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj tre serbëve të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë