“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit e BKH-së”.
Kështu u shpreh Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Luigi Soreca, nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter, pas kalimit të aplikimeve nga 28 kandidatë, për rolin e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
“Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses. Tani do të fillojnë trajnim të specializuar”.
Për më tepër Soreca shkruan se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
“E rëndësishme është të filloni sa më shpejt një thirrje të dytë për hetues”.
We welcome the conclusion of the verification process for the first candidates for🇦🇱NBI investigators. Congratulations to the women and men who successfully completed it!They will now start specialised training.Important to launch a second call ASAP. EU🇪🇺continues to support SPAK
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) April 2, 2021
Po ashtu edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Hetuesit e BKH-së po trajnohen. Reforma në drejtësi nuk është e thjeshtë, e shpejtë apo perfektë, por po lëviz përpara – edhe nëse të këqijtë nuk duan”.
Më 1 prill, Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, mbylli verifikimet e kushteve të sigurisë për kandidatët.
Nga 37 aplikantë, vetëm 28 e kaluan këtë fazë. Tashmë ata do t’i nënshtrohen trajnimit përkatës. Më pas, vijohet me fazën e certifikimit.
Komisioni i Pavarur i Rishikimit monitoroi gjithë procesin. Ai është caktuar nga misionet e Qeverisë së SHBA-së dhe nga BE-së.
Një njoftim i dytë për 32 pozicione të tjera të lira, do të hapet në vijim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës