Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është mundësuar ndjekja në Bazën Ajrore të Farkës.
“Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, pilotët e FSK-së kanë filluar të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”.
Përmes një komunikate për media nga ky dikaster është thënë se edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni dhe homologu i tij nga Shqipëria, Niko Peleshi, kanë shprehur gatishmëri për të rritur bashkëpunimin.
“Ministri Maqedonci u shpreh mirënjohës për vullnetin dhe përkushtimin e homologut të tij nga Shqipëria, ministrit Niko Peleshi, për të rritur bashkëpunimin dhe për të mbështetur FSK-në në ndërtimin e kapaciteteve të reja”.
Më 8 shtator, ministri Peleshi kishte pritur në takim ministrin e ri të Kosovës Ejup Maqedonci, i cili vizitën e tij të parë zyrtae e zhvilloi në Tiranë.
Kjo sipas ministrit si shenjë e rëndësisë së marrëdhënieve strategjike mes dy shteteve tona shqiptare.
Ku ishte thënë se Shqipëria do të vijojë pa u ndalur mbështetjen ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, në të gjitha nismat rajonale dhe rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike.
Ndërsa është theksuar nevoja për të fusha të reja bashkëpunimi në interesin e përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani pret Tomlinson: Dialog i mirë politik me Mbretërinë e Bashkuar
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm