Ish ambasadori Gjergj Dedaj, ftohet për intervistim në cilësinë e dëshmitarit nga Specialja
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/10/DEDAJ.jpg)
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se Gjykata Speciale në Hagë e ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.
Lajmin e ka kumtuar Dedaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka pohuar ai.
Një bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndodhur të hënën në mëngjes në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë të Holandës.
Artan Qerkini, avokat i Shalës, ka thënë në një përgjigje për mediat se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës klientin e tij, ndërsa nuk dihet ende arsyet dhe rrjedha e bastisjes në banesën e ish-këshilltarit politik në Presidencën e Kosovës.
Ekipet e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë kryer aksionin e njëjtë edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka, i cili për një kohë ka shërbyer gjithashtu në ekipin këshillëdhënës të ish-presidentit Thaçi.
Edhe në shkurt të këtij viti ekipet policore të EULEX-it me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishin kryer bastisje në banesën e Adil Behramaj, këshilltar politik i ish-presidentit Thaçi, aksion që kishte nisur rreth orës 08:30 mëngjesin e 22 shkurtit e kishte përfunduar në mbrëmje.
EULEX-i ka kryer bastije edhe në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, në shtator të këtij viti, nën arsyetimin se të njëjtët kanë tentuar të ndikojnë në dëshmitarë, derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është duke vazhduar në Hagë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish ushtari i UÇK-së pyetet për Skender Hoxhën e Blerim Kuçin në Speciale
-
Ish ushtari i UÇK-së nis dëshminë në Speciale
-
Në Speciale vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i 73-të
-
Specialja hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për apelimin e vendimit për pranimin e disa deklaratave me shkrim
Lajmet kryesore
-
Të enjten Kuvendi vendos për të themeluar ose jo Komision për hajnitë e Liburn Aliut e Naser Hafizit me ambalazhuesit e ujit
-
Alibeaj i dorëzon Kuvendit kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD-së
-
Në Parlamentin Evropian, e djathta ekstreme është e ndarë: katër grupe të gatshme për t’u përballur me njëri-tjetrin
-
Konjufca s’pret të dalë “diçka” nga takimi Kurti-Vuçiç: Asociacioni – njëherë për njëherë – s’është në rend dite