Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S., për sulm ndaj gazetarit të një mediumi gjatë trazirave më 29 dhe 31 maj në Zveçan.
Nga prokuroria është thënë se ka dyshim të bazuar se ai ka kryer veprat “Pjesëmarrja në turmë dhe huliganizmi“ dhe “Sulmi“.
“I pandehuri, me datë 29 maj 2023 dhe me 31 maj 2023, në Zveçan, me dashje, ka marrë pjesë në turmën e mbledhur të personave, të cilët me veprimet e tyre ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, ashtu që, derisa persona të maskuar ishin duke e sulmuar veturën e Policisë së Kosovës, i pandehuri së bashku me persona tjerë kanë sulmuar gazetarin e mediumit RTV-21 B.Z., policët e Kosovës, dhe gazetarët tjerë që ishin prezent”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Ai tutje akuzohet se më 31 maj ka përdorur forcën ndaj gazetarit B.Z., i motivuar në bazë të kombësisë, ku i dëmtuari ishte duke i përcjellë protestat që zhvilloheshin nga komuniteti serb afër objektit të komunës së Zveçanit, dhe ishte një grup i protestuesve me maska të cilët nisen në drejtim të një veturë të Policisë së Kosovës.
“I dëmtuari niset në drejtim të tyre me qëllim të fotografimit dhe xhirimit. Por, në ato momente një grup prej tre personave i kërkojnë që t’i fik pajisjet, dhe e fyejnë si dhe kërkojnë që të largohen ekipa e mediumit, dhe në momentin që fillojnë të largohen, “grupi i personave fillojnë t’i ndjekin dhe gjatë largimit, i pandehuri përdor forcën ndaj të dëmtuarit – gazetarit B.Z., duke e goditur me grusht në bel në anën e djathtë”, sqarohet më tej nga prokuroria.
Prokurori i Shtetit ka propozuar që gjykata të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
Pse ndodhen sulmet ndaj gazetarëve në Veri?
Më 26 maj, tensionet në Veri u rritën, atëherë kur krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kishin hyrë nën përcjelljen e policisë në ndërtesat komunale.
Për vetëm katër ditë në këtë pjesë ishin shënuar 20 sulme ndaj mediave sërish nga persona të maskuar.
Ndërkaq, më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it, u lënduan edhe dhjetëra protestues.
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe kishin kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.
Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunale nëntorin e 2022.
Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.
Komuniteti ndërkombëtar kishte bërë përgjegjëse Kosovën për tensionet e krijuara, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë