Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të takojë miliarderin Elon Musk të dielën për të diskutuar bashkëpunimin në një sërë temash nga teknologjia hapësinore te bateritë e automjeteve elektrike.
Lajmi u bë i ditur nga kompania “Bloomberg”.
Erdogan do ta shohë Musk-un në Shtëpinë e sapondërtuar turke, pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, ku Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet këtë javë.
Musk vizitoi Erdoganin në Ankara në vitin 2017, një vit pasi presidenti i mbijetoi një përpjekjeje për grusht shteti dhe marrëdhëniet mes të dyve janë zhvilluar që atëherë.
SpaceX i Musk ka punuar me programin hapësinor të Turqisë për të nisur satelitët e komunikimit. Turqia po kërkon gjithashtu ndihmë për të zhvilluar bateri për automjetin e saj të parë elektrik, Togg.
Presidenti turk, i cili e zgjati sundimin e tij në një dekadë të tretë pas zgjedhjeve në maj, e konsideron nisjen e planifikuar të satelitit Turksat 6A qershorin e ardhshëm si një moment historik kritik për mbledhjen e inteligjencës që mund të përdoret për qëllime ushtarake.
Erdogan ka qenë duke inkurajuar zhvillimin e një industrie të vetë-mjaftueshme të mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin e avionëve luftarakë pa pilot, për të mbështetur ushtrinë turke në një rajon të zhytur në konflikt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nisma Socialdemokrate kërkon që opozita të thërras seancë për shkarkimin e Qeverisë: Krasniqi zgjodhi të dakordohet me Kurtin
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Shtyhet – sërish – seanca për Berishën në GJKKO
-
QUINT-i: Ndalimi i hyrjes së Patriarkut Porfirije në Kosovë në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Shtyhet – sërish – seanca për Berishën në GJKKO
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës