Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, dallohet për ekspertizën e tij në “matemeatikën e hajnisë”.
Kështu ka vlerësuar deputeti i PDK-së pas deklaratës së anëtarit të partisë në pushtet, i cili të dielen përveçse ka pretenduar që në dosjen e Prokurorisë Specilae lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore ka “gabime elementare”, prokurori i rastit “s’e di matematikën elementare”.
Reagimi i deputetit Muja erdhi pas arrestimit të tre personave – dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe biznesmenit Ridvan Muharremi “Ridi” – person i afërt me kryeministrin Albin Kurti – nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime gjatë procedurave për blerjen e rezervave shtetërore.
“Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti. Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit. Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti”, tha Haxhiu.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë me dije se tre të arrestuarit dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Gjithashtu, në dosjen e Prokurorisë Speciale thuhet se pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kilogramë sheqer dhe 52.5 tonë grurë në vlerë mbi 600 mijë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës