Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të dyshuarit Dragisha Millenkoviç nga Komuna e Graçanicës, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë
“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore.
Ai është arrestuar më 21 qershor në Graçanicë – komunë e banuar me serbë etnikë që gjendet afër Prishtinës – ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka patur një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet e kryera gjatë luftës.
“Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë”, ka thënë ministri Sveçla.
Ai ndër të tjera bëri të ditur se gjatë kontrolleve të zhvilluara dhe bastisjes në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar armë ilegale në posedim të personit, ndërsa ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë hetimeve si dhe për arrestimin e të dyshuarit.
Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës në Kosovë, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për t’i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për të dhënë informacione për varrezat masive, ku janë fshehur trupat e të vrarëve gjatë luftës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Renovimi në dy ndërtesa të QKUK-së do të kursej energji për 50%, thotë Rizvanolli
-
Balla takon homologun italian: Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë dhe më efikas
-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj tre serbëve të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë