Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së, e cila shënohet çdo vit më 29 maj, ishte ogurzezë për trupat e dislokuara në veri të Kosovës, të cilët shmangën në mënyrë heroike përshkallëzimin e mëtejshëm me demonstruesit serbë në Zveçan, ku mbetën të lënduar 41 pjesëtarë të KFOR-it.
Gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u përdorën për të penguar protestuesit në Zveçan, pasi ata u përpoqën të pushtonin një ndërtesë komunale dhe për të shpëtuar situatën e tensionuar e cila mund të përshkallëzohej deri në një luftë të mundshme mes palëve.
Disa protestues hodhën gurë dhe kokteje molotov mbi ushtarët.
Paqeruajtësit nga Italia dhe Hungaria ishin në mesin e atyre që u lënduan më së shumti gjatë përleshjeve, me tre prej tyre të mbetur në gjendje të rëndë, sqaroi NATO.
Tre ushtarët e plagosur rëndë të KFOR-it ishin pjesë e regjimentit të “Alpinëve” italianë
Edhe pse ogurzezë për përputhjen me ditën ku u njihet shërbimi dhe sakrifica paqeruajtësve, demonstrata e Zveçanit u përmbajt dhe u neutralizua pikërisht prej tyre.
Menjëherë pas përleshjeve, NATO i quajti sulmet “krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar në një deklaratë se u bëri thirrje të gjitha palëve “të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog”.
Trupat e udhëhequra nga NATO në Zveçan fillimisht u përpoqën të ndanin protestuesit nga policia, por më vonë shpërndanë turmën duke përdorur mburoja dhe shkopinj.
Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së
Tema e 75-vjetorit të kësaj dite ishte “Paqja fillon me mua” duke njohur shërbimin dhe sakrificën e paqeruajtësve, në të kaluarën dhe të tashmen, duke përfshirë më shumë se 4 mijë e 200 që kanë ndërruar jetë nën flamurin e OKB-së.
Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së e ka origjinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në vitin 2002, Asambleja e Përgjithshme caktoi 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara për të nderuar kujtimin e paqeruajtësve që kanë humbur jetën në shërbim të paqes.
Zgjedhja e 29 majit si datë për këtë festë ishte domethënëse.
Ajo shënon përvjetorin e krijimit të misionit të parë paqeruajtës të OKB-së.
Më 29 maj 1948, Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizoi krijimin e Organizatës së Mbikëqyrjes së Armëpushimit të Kombeve të Bashkuara (UNTSO) për të mbikëqyrur armëpushimin në konfliktin izraelito-palestinez. Ky mision u bë operacioni i parë paqeruajtës i kryer nga Kombet e Bashkuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare
-
RENEA ndërhyn në banesa teksa vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave
-
Qëllohet me armë Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico
-
Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion del me letër përshëndetëse: Kam bërë punë të mira