Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e parë të punës për hartimin e Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit, ku ka deklaruar se indeksi i Transparency International është “tregues i mirë”, i suksesit të Qeverisë në luftimin e korrupsionit.
Sipas tij, zyrtarët publik punojnë për qytetarët, e jo për t’u pasuruar vetë.
“Qytetarët tanë kanë besuar këtë, gjë të cilën kanë dëshmuar me votimin masiv për ndryshime në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këtë besim po e shndërrojmë në rezultate të cilat po tregojnë që zyrtari publik punon për publikun e jo për t’u pasuruar për vete apo për dikë tjetër privatisht, ndërkaq meritokracia, e drejta dhe rregullat e qarta e transparente bëhen parime bazë të punës së një administrate serioze, profesionale e llogaridhënëse”.
“Rritja për 20 vende më lart në raport me praktikat e kaluara, dëshmon vullnet të një Qeverie të përgjegjshme për jetesë më të mirë për qytetarët. Mungesa e korrupsionit në Qeveri, përmirësimi në fushën e sundimit të ligjit, kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik”.
Ka theksuar edhe se nuk do të kenë tolerancë ndaj korrupsionit, ndaj ryshfetit e kontratave në këmbim të parave.
“Mungesa e korrupsionit në Qeveri, përmirësimi në fushën e sundimit të ligjit, kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Qytetarët tanë kanë besuar këtë, gjë të cilën kanë dëshmuar me votimin masiv për ndryshime në zgjedhjet e fundit parlamentare”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa, ka thënë se gjatë qeverisjes dy vjeçare kanë treguar rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
“Gjatë qeverisjes dy vjeçare kemi treguar rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, që ka rezultuar me arrestimin e mbi 3200 personave, prej të cilëve mbi 300 janë zyrtarë publikë, e me 38 të arrestuar vetëm në rastin e keqpërdorimeve me subvencione”.
Kurti ka përmendur edhe Vetting-un dhe përmirësimet që pritet të bëjë ky proces.
“Reformën po e vazhdojmë me vetting të pozitave të larta në sistemin gjyqësor e prokurorial, dhe luftim të pasurisë së pajustifikueshme me Byronë Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë.
“Vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar mund të numëroheshin edhe sot, bie nën përgjegjësinë e partive opozitare që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresim të Kushtetuesja. Por, qytetarët ne na ka besuar me votë të ndryshimit andaj, ne këtë ndryshim edhe do ta sjellim”.
Për deklarimin e pasurisë, kryeministri sqaroi se gjithë zyrtarët publikë do të jenë të obliguar që të deklarojnë në kohë të saktë dhe të duhur.
“Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale e propozimeve për plotësim apo ndryshim të kornizës ligjore, të ruajmë pasurinë natyrore, buxhetin shtetëror, të sigurojmë transparencë në punën e institucioneve duke fuqizuar edhe deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë e duke krijuar infrastrukturë ligjore për zbulimin e përfituesve të fundit”.
Më 3 nëntor të 2021, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se koncept-dokumenti për Vettingun është dërguar në komisionin e Venecias.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Vuçeviç e Hill diskutojnë për situatën “problematike” në Kosovë
-
Takimi Kurti – Krasniqi, Hamza: S’duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’