![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/03/pushime-greqia.jpg)
Ministri grek i Turizmit, Harry Theoharis, ka njoftuar se Greqia do të pranojë turistë nga Rumania, edhe pa certifikatën e vaksinimit nga Bashkimi Evropian (BE).
Nga qyteti i Bukureshtit, ai u shpreh për mediat se, Rumania dhe Greqia janë duke diskutuar për një marrëveshje dypalëshe, e cila do të përfshijë lëvizjen e lirë të udhëtarëve të të dy shteteve, pa certifikatën e vaksinimit anti-Covid.
Theoharis tha se Greqia është optimiste, për të pranuar certifikatën e vaksinimit nga Rumania. Gjithashtu njoftoi se industria e turizmit mund të hapet në mes të prillit, një muaj para çeljes së sezonit zyrtar turistik, më 14 maj.
Ministri i Turizmit i Rumanisë, Claudiu Nasui, deklaroi se vendimi përfundimtar do të merret nga qeveria. Sipas studiuesve grekë, më shumë se një milion rumunë vizitojnë Greqinë çdo vit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Euro 2024: Sytë për nga Turqi-Portugali, në fushë edhe Belgjika, Rumania, Gjeorgjia dhe Çekia
-
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
-
Koreja e Jugut thërret ambasadorin rus ndërsa tensionet me Korenë e Veriut rriten
-
“Le Figaro”: Shqipëria, destinacioni i ri turistik në zemër të Evropës
Lajmet kryesore
-
“Black out” energjetik në rajon, Komisioni Evropian nis hetim ndërkombëtar për incidentin
-
Metani takim me homologun e tij francez: Forcim i standardeve profesionale dhe të etikës së magjistratëve
-
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
-
Dorëheqja e serbëve nga Policia në Veri – “disa kërkuan të kthehen”