Chelsea – Real Madrid dhe Napoli – Milan janë dy ndeshjet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Napoli kundër Milani’t do të startojë me formacionin 4-3-3: Meret, Juan Jesus, Mario Rui, Osimhen, Amir Rrahmani, Zielinski, Politano, Di Lorenzo, Lobotka, Kvaratskelhia, Ndombele.
Ndërsa, Milani ndeshjen do ta fillojë me formacionin 4-2-3-1: Maignan, Calabria, Bennacer, Tonali, Diaz, Leao, Giroud, Hernandez, Tomori, Kjaer, Krunic.
Përballja e parë në San Siro përfundoi 1-0 në të mirë të Rossonerëve, ndërsa sonte Napoli kërkon që ta rikthejë lojën në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me Viktor Osimhen i cili ka munguar lojën e parë çerekfinale.
Tek ndeshja tjetër Chelesa – Real Madrid, e cila në Santiago Bernabeu përfundoi me dy gola epërsi në të mirë të madrilenëve, ekipet nuk kanë ndonjë mungesë.
Startues për blutë e Londrës do të jenë: Kepa, Enzo, Silva, Kante, Kovacic, Chalobah, Gallagher, James, Havertz, Cucurella, Fofana.
Ndërsa, madrilenët do të kërkojnë gjysmë finalen me këtë përbërje: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius Junior Rodrygo.
Të dy ndeshjet do të fillojnë në ora 21:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meloni mbron sërish Ramën: Është sulmuar padrejtësisht, projekti në Shqipëri po përparon
-
Pas kalimit të rezolutës antikorrupsion, PS voton të enjten edhe Komisionin e Posaçëm
-
Zelensky nxit Bidenin të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, përndryshe përfiton vetëm Putini
-
Osmani uron Gashin: Shqiptarët në RMV janë kontribuuesit kyç për perspektivën evropiane