Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar vizitën zyrtare në Japoni, duke u takuar në ditën e dytë me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.
Kreu i Qeverisë bëri me dije se gjatë takimit u diskutua objektivi i hapjes së 1 mijë vendeve të reja pune në Shqipëri.
Dita e parë e vizitës të delegacionit shqiptar nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rëndësi.
Rama u takua me zëvendës presidentin e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Junichi Yamada.
Një figurë kryesore ky i fundit, i zhvillimit të raporteve ndërlidhëse sa i përket fushave të ndryshme të biznesit japonez në vendet e huaja.
Kujtojmë që, kryeministri shqiptar do të zhvillojë një vizitë zyrtare pesë-ditore në Japoni, me fillim më 21 shkurt dhe përmbyllje më 25 shkurt.
Kjo, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve.
Albanian Post, ka zbardhur edhe agjendën e plotë të vizitës së kreut të Qeverisë, e cila kulmon me takimin që Rama do të ketë me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, në ditën e dytë të qëndrimit në Tokyo.
Të mërkurën pritet të zhvillohet takimi i parë bilateral me homologun Kishida, në orën 18:15.
Ndërsa, darka, është e rezervuar për një takim kokë më kokë, mes dy kryeministrave.
E enjtja e 23 shkurtit do të jetë një mundësi për të vizituar qytetin e Tokyo-s, ku takime do të ketë edhe me komunitetin shqiptar atje.
Ndërsa, darka, do të jetë e organizuar nga Minoru Kiuchi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoneze-Shqiptare.
Të premten e 24 shkurtit, kryeministri do të udhëtojë drejt qytetit të Hiroshimës, ku do të pritet nga kryetari i bashkisë, Kazumi Matsui, i cili do ta shoqërojë gjatë një vizite në Muzeun Përkujtimor të Paqes, i ngritur pas lëshimit të bombës bërthamore amerikane në Hiroshima dhe e pasuar më pas nga një tjetër në Nagasaki.
Më pas, të shtunën e 25 shkurtit, do të organizohet edhe kthimi për në Shqipëri, duke e përmbyllur tërësisht vizitën zyrtare pesë-ditore në lindjen e largët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës