Kyodo News raportoi se qeveria japoneze do të fillojë të vendosë kufizime mbi eksportin e makinerive për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar në Kinë.
Kufizimet do të fillojnë në pranverë, pasi që Japonia të ndryshojë një ligj.
Rregullorja e re nuk do të përmend Kinën në mënyrë specifike në një përpjekje për të zvogëluar rrezikun e hakmarrjes nga Pekini.
Ky vendim erdhi pas një përpjekje për të ndaluar Kinën në zhvillimin e çipave të avancuar që mund të përdoren për të rritur fuqinë e saj ushtarake, thanë burimet për Reuters, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave vendore.
Megjithatë, vetëm Uashingtoni zyrtar e ka pranuar ekzistencën e kësaj marrëveshje mes të tre vendeve, dhe ende nuk ka dhënë detaje mbi atë se cilat mjete do të jenë të kufizuara në eksport.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi