Trajneri i Valencia-s, Gennaro Gattuso, është treguar i ashpër me një kameraman.
Valencia është duke kaluar në një formë shumë të dobët në kampionat, duke pësuar tetë humbje në 18 javët e para.
Humbja e fundit ndaj skuadrës së Valladolid-it ka shkaktuar zemërim te tifozët e klubit spanjoll, të cilët kishin dalë në aeroport për të protestuar ndaj presidentit të klubit.
Një prej tyre ishte edhe Ramon Castro – një prej liderëve të tifozëve.
Ky i fundit po bisedonte me Gennaro Gattuson, i cili ishte i vetmi që shkoi për të dëgjuar pretendimet e tifozëve të mërzitur.
🚨⚽️🦇 @apunt_media ha captat en exclusiva l'arribada del @valenciacf_vale a l'aeroport. Un grup de seguidors esperava l'equip i l'entrenador per a donar-los suport. Gennaro Gattuso, presa dels nervis, ha tractat d'impedir que un equip el gravara. https://t.co/V87zucbrJo pic.twitter.com/PhqXK8ww6g
— À Punt Esports (@apuntesports) January 29, 2023
“E di që kampionati është i gjatë, ti je guximtar, e di që lojtarët janë të rinj, por do e marrim veten”, u shpreh Castro, ndërkohë që tekniku italian ia ktheu: “Unë nuk mendoj se problemi janë të rinjtë”.
Dukshëm nervoz, një tipar që e ka karakterizuar edhe kur “luftonte” në fushë si futbollist, Gattuso humbi plotësisht durimin dhe u kap me një kameraman që po filmonte skenën.
Trajneri vendosi duart përpara kamerës dhe e shtyu atë. Ndërkohë, tifozët e pranishëm me thirrjet e tyre tentuan të frenonin zemërimin e tij.
Megjithatë, menjëherë pas këtij aksidenti, klubi spanjoll ka dalë me deklaratë duke kërkuar falje ndaj kameramanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës