“Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri nga Kosova e Serbia në mënyrë që ta avancojmë propozimin tonë”.
Kështu tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencë për media pas takimit të ministrave të jashtme të BE-së ku një nga pikat ishte edhe informimi i tyre me mbarëvajtjen e takimeve të fundit mes diplomatëve perëndimorë me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas diplomatit spanjoll, propozimi evropian është mënyra e vetme për të “thyer rrethin vicioz të krizave”.
“Ne kemi cekur se avancimi në këtë proces sjellë benefite të konsiderueshme për të dyja palët. Besoj se është mënyra e vetme për të thyer këtë rreth vicioz të krizave në terren, për ta reduktuar rrezikun për eskalime të mëtutjeshme”, tha Borrell.
Më 20 janar, fillimisht në Prishtinë e më pas në Beograd erdhën Miroslav Lajçak i BE-së, Gabriel Escobar i ngarkuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin dhe tre këshilltarë të lartë të tjerë nga Gjermania, Franca e Italia, për të diskutuar rreth Marrëveshjes Bazë mbështetur në propozimin franko-gjerman.
Pas takimeve foli vetëm Lajçak, ai ishte i shkurtër në deklarime, por në Prishtinë tha se priste kuptueshmëri më të madhe nga pala kosovare për mundësitë që ofronte propozimi.
“Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, sepse jemi në mes të negociatave dhe kemi një takim në Beograd dhe s’mund të them shumë, por në këtë pikë kemi pritur kuptueshmëri më të madhe të kësaj mundësie që vjen me ofertë tonën”, pati thënë Lajçak.
Sa për vetë takimin, Lajçak tha se ishte “i gjatë e i vështirë”, por edhe “i hapur e i sinqertë”.
“Kemi ardhur me një delegacion të fuqishëm që është sinjal se jemi të përkushtuar për normalizim raportesh dhe të gjithë këto shtete të fuqishme kanë hedhur peshën e vet në këtë iniciativë”, deklaroi Lajçak.
4 evropianë e 1 amerikan në Kosovë, në takimin “që vendos gjithçka”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës