Një nga turnetë më të mëdha të tenisit në botë, Australian Open, është duke dhuruar spekakël, por edhe surpriza.
Kështu, në raundin e dytë janë eliminuar tre tenistë që ishin favorit për të shkuar shumë lartë.
I pari që e pësoi, ishte numri 3 i botës, Casper Ruud. Norvegjezi ishte favorit në sfidën ndaj Jenson Brooksby, por në fund u dorëzua teksa u mposht 3:1 me sete, teksa bëri mirë vetëm në setin e dytë.
Ndërkohë, eliminimin e pësoi edhe numri 9 i botës, Taylor Fritz. Amerikani u befasua nga australiani, Alexei Popyrin, i cili mban vendin e 113 në renditjen botërore të tenisit, duke u mposhtur 2:3 në sete.
Nuk mundi ta shmangte eliminimin as Alexander Zverev, me gjermanin që u mposht me shifrat 3:1 nga numri 107 i botës, amerikani Michael Mmoh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës