Forcat e Armatosura Armene kanë kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian, pasi liroi nga detyra shefin e shtabit të ushtrisë, Onik Gasparian.
Ky vendim nxiti përballjen mes qeverisë dhe opozitës së mbështetur nga oficerët kryesorë të ushtrisë. Presidentin Sarkisian shtoi konfliktet, duke e refuzuar vazhdimisht që të miratonte vendimin për shkarkimin e Gasparian-it.
Përkundër refuzimit të presidentit për miratim të dekretit të tij, më 10 mars kryeministri e zyrtarizoi shkarkimin e Gasparian-it.
Ai tha që kjo erdhi pas refuzimit të presidentit për të nënshkruar dekretin dhe se nuk apeloi brenda kohës së lejuar në gjykatën kushtetuese.
Pas vendimit të kryeministrit, mbështetësit e opozitës kanë bllokuar ndërtesën e parlamentit.
Më 10 mars, nga stafi gjeneral i ushtrisë u shprehën sërish se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga kriza politike e krijuar në rajonin e Caucasus-it të jugut.
Në thelb të trazirave të krijuara është marrëveshja e nënshkruar me ndërmjetësimin e Rusisë nga Pashinian në muajin nëntor, e cila solli një fund në luftën e regjionit Nagorno-Karabakh.
Kjo marrëveshje pati kosto të madhe mbi Armeninë, pasi pësoi humbje territori dhe disfata në fushëbetejë nga ushtria e Azerbajxhanit, e cila mbështetej nga Turqia.
Pas marrëveshjes, Armenia humbi kontrollin mbi pjesë të Nagorno-Karabakh dhe në të shtatë distriktet rrethuese që ishin të okupuara nga forcat Armene që në fillim të viteve ’90.
Më 25 shkurt, Gasparian dhe të tjerë gjeneralë të lartë, kërkuan që Pashinian të dorëhiqej. Ky i fundit akuzoi ushtrinë se tentonin grusht-shteti, duke e shkarkuar Gasparian-in.
Pashinian thotë që vendimi i marrëveshjes së nëntorit ishte e vetmja mënyrë që ushtria e Azerbajxhanit të mos merrte nën kontroll të gjithë regjionin Nagorno-Karabahkh.
Ai ka pranuar që të mbahen zgjedhje të shpejta parlamentare më vonë këtë vit, por ka refuzuar kërkesat e opozitës për dorëheqje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës