Lajme

Armeni: Përpjekje për grusht shteti ushtarak


Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pachinian-i, denoncoi më 25 shkurt, një përpjekje për grusht shteti ushtarak. Ai mori nën drejtim demonstratën që po kryhej nga mbështetësit e tij, të cilët ishin dobësuar nga disfata me ushtrinë në Nagorno-Karabakh.

Me një hap vendimtar, me një megafon në dorë, kryeministri 45-vjeçar udhëhoqi demonstratën duke mbledhur së bashku disa qindra mbështetës të tij në kryeqytet.

“Më shumë se sa një konfrontim na duhet një dialog,” tha ai, ndërkohë që turma brohoriste emrin e tij.

Pas një fjalimi që mbajti në Facebook, kryeministri armen njoftoi shkarkimin e gjeneralit Gasparian.

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian-i, njoftoi se po punonte për t`u marrë “masa urgjente” për të zbutur krizën.

“Ushtria nuk është një institucion politik. Përpjekjet për ta përfshirë atë në proceset politike janë të papranueshme,” tha Ministria Armene e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ajo shtoi se lëvizje të tilla përbëjnë “një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë” e Armenisë. Partia Armenia e Begatë është partia kryesore opozitare në vend. Kjo e fundit, tha se kjo ishte mundësia e fundit e kryeministrit për t`u larguar pa dhunë,  duke shmangur “luftën civile dhe gjakderdhjen”.

Rusia, e cila ka një bazë ushtarake në territorin armen shprehu shqetësimin e saj në lidhje me situatën. Shteti rus bëri thirrje për qetësi në këtë vend të ish Republikës Sovjetike.

Protestat kundër Pachinian-it kanë filluar në muajin nëntor, pas nënshkrimit të armëpushimit me Azerbajxhanin. Kjo marrëveshje i dha fund gjashtë javëve të luftimeve për rajonin separatist të Nagorno-Karabakh-ut.

Sjellim në vëmendje se luftimet filluan më 27 shtator. Luftimet përfunduan pas ndërmjetësimit të Rusisë. Gjatë konfliktit 44 ditor ushtria armene ka sulmuar civilë, ndërkohë që forcat azerbajxhanase shkelën tre armëpushime.

Azerbajxhani ia doli të çlirojë territoret e pushtuara nga Armenia vetëm pas 30 vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore