![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/03/1305869891.0.jpg)
Agjentët e Varane-s i kanë bërë të ditur klubit të Real Madrid-it që do të dëgjonë ofertat që vijnë në drejtim të klientit të tyre.
Sergio Santos, gazetar i të përditshmes spanjolle, AS, ka raportuar që Varane beson se është koha për një sfidë të re në karrierë, e cila me shumë mundësi do të jetë në Premier League.
Lojtari është seriozisht duke menduar largimin nga Real Madrid që këtë verë.
Drejtuesit e Real Madrid e shohin shumë të vështirë që të ndryshojnë vendimin e francezit, sepse nuk lidhet as me para, as me kontratë.
Spanjollët janë të vetëdijshëm që futbollisti dëshiron të provoj një aventurë tjetër.
Në rast se Varane largohet, Real Madrid po kërkon edhe për opsione tjera që të jenë zëvendësues të francezit.
Klubi madrilen e pëlqen shumë francezin tjetër në anët e Sevilla-s, Jules Kounde, por shifra e tij që sillet rreth 80 milion euro, është shumë problematike.
Opsione tjera janë austriaku i Bayern Munich, David Alaba dhe Pau Torres, futbollist i Villarreal i cili luan përkrah Sergio Ramos në kombëtaren e Spanjës.
Varane nuk është në nxitim, por ai e mendon të sigurt largimin nga Real Madrid këtë verë.
Interes serioz për futbollistin deri më tani ka shfaqur Manchester United.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Austria merr fitoren e parë të EURO 2024, me rezultat bindës ndaj Polonisë
-
Euro 2024: Ukraina përmbys Sllovakinë, ringjall shpresat për kualifikim të mëtejshëm
-
Lojtarët e Italisë e kanë të ndaluar të mbajnë një numër specifik në fanellën e tyre
-
Tyson Fury zbulon arsyet e humbjes përballë Oleksandr Usyk
Lajmet kryesore
-
Kurti s’e mban fjalën për Veteranët – s’u pastruan listat, s’ka ligj të ri, derisa i përjashtoi nga paga minimale
-
Nephew në Tiranë: Në fokus rëndësia për të eleminuar pandëshkueshmërinë
-
Të dyshuarit për dhunë në familje nuk mund të zotërojnë armë, vendos Gjykata e Lartë e SHBA-ve
-
Mijëra njerëz dynden në Stonehenge për të festuar solsticin e verës