Për filozofin Ismail Tasholli, romani “Gryka e Kohës” shkruar nga njëri ndër prijetarët e idesë së rikthimit të gegnishtes në letërsi e komunikim publik në Kosovë, Migjen Kelmendi, “provon me na çmësu nga një përvojë dramatike e traumatike të t’ramunit me fjetë gegë e të t’çumit toskë”.
“Dhe, kur nis e lexon këtë libër, të doket vetja hala si jerm, derisa të përshtatet mendja me një ‘gjuhë tjetër’ që nuk t’ka rà me e pà nëpër libra, tash e sa kohë”, vlerësoi Tasholli.
Romani “Gryka e kohës” është një roman postmodern që realitetin e kundron si trill e fiksionin si histori të kaluar, ndërsa siç vëren Tasholli, romani ngërthen “ngapak realizëm magjik përmes një perspektive gati filmike dhe aty-këtu disa kapërcime të teorizimeve filozofike”.
“Romanin duhet ta lexojë secili që ka pak dashni për librat”, shkruan Tasholli.
Romani rrokë një familje shqiptare të shekullit të njëzet, veçanërisht situatën e shqiptarëve brenda këtij shekulli dhe për këtë arsye Tasholli thotë se ky roman “ofron shumë edhe për ata që fah të preokupimit kanë historinë dhe antropologjinë”.
“Momentet e përshkrimit të situatave të caktuara janë yrnek i saktë për çdo studiues. Sepse, atmosfera e dhënë e ngjarjeve nëpër kohë, flet saktë për “gjendjet” e shoqërisë tonë nëpër të cilat ka kapërcy ajo”.
Ndryshe, “Gryka e Kohës” është vepër monument për rugovasët dhe kapërcimin kohor nëpër Grykën e Rugovës.
E shkruar në gegnishte, vepra e Kelmendit tingëllon sikur “me pas ardhë” tek ne, nga një kohë e moçme por edhe si një kohë e mundshme, e ardhshme.
Vepra është ribotim. Botimi i parë është bërë nga Dukagjini në vitin 1994.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës