Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka nisur zyrtarisht fushatën e grupimit të tij për zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Kjo, pas mosmarrëveshjeve brenda selisë blu për daljen me një “kandidat të vetëm” në votimet e radhës lokale.
Alibeaj vendosi të prezantonte kandidatin e parë, Agron Kapllanaj për bashkinë e Mallakastrës.
“Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanajt kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, u shpreh fillimisht deputeti demokrat.
Sipas tij, opozita ende nuk ka mundur t’u japë arsyen qytetarëve për të mos e blerë biletën për të ikur nga vendi.
Alibeaj kujtoi më tej se Agron Kapllanaj nuk premtoi në vitin 2015 vende pune, por tha “i barabartë gjithkush”.
Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi demokrat iu kundërpërgjigj edhe kreut të PD-së Sali Berisha, i cili i quajti këta të fundit “bukëshkalë”.
“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne”, theksoi Alibeaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave