Kryebashkiaku Erion Veliaj, i pranishëm në Romë për një takim me Papa Françeskun, ka dhënë edhe një intervistë për televizionin italian “Rai 3”.
Fokusi i intervistës ka qenë përvoja e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 dhe se çfarë e pret vitin tjetër, tani që sapo ka marrë titullin e Qytetit Evropian të Sportit.
Sipas Veliajt, qyteti i Tiranës e meriton plotësisht këtë vlerësim, pasi prej vitesh ka treguar se mund të organizojë evente të këtyre përmasave.
Gjithashtu i gatshëm edhe të mirëpresë njerëz nga zona në konflikt, siç janë ukrainasit e larguar nga agresioni rus.
“Evropa nuk është një destinacion jashtë nesh, por një destinacion brenda nesh”, ka thënë ai.
“Ne kemi qenë një vend emigrantësh, male njerëzish hipnin mbi anije për të ardhur këtu, kurse tani, prej 10 vjetësh kemi mikpritur opozitën iraniane, vitin e kaluar mikpritëm afganët, kurse këtë vit ukrainasit”, ka vijuar Veliaj.
Ai është shprehur me besim se të gjitha vendet mund të ndryshojnë.
“Nëse ka ndryshuar Shqipëria, pas regjimit të egër komunist, të gjitha vendet mund të ndryshojnë dhe të mirëpresin njerëz me dinjitet”, ka thënë ai.
Veliaj ishte i ftuar në këtë vizitë nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Evropian të Rinisë.
Ai e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës