Real Madrid-i u ndal nga Girona në ditën e djeshme, duke barazuar me rezultat 1:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 12-të në La Liga.
Për madrilenët ishte një barazim dëshpërues ky, për faktin që Girona ishte një kundërshtar i lehtë për ta kaluar, sidomos në “Santiago Bernabeu”.
Përveç barazimit, ky takim solli edhe një moment tjetër interesant. Bëhet fjalë për kartonin e kuq të marrë nga Toni Kroos.
Gjermani u ndëshkua në minutën e fundit të kohës së rregullt me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyre, kështu duke u përjashtuar nga ndeshja.
Por, kjo ishte hera e parë për të që merr karton të kuq në karrierën e tij. Ndërsa, ai deri më tani ka 15 vite që luan si futbollist profesionist.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel