Nesër nis rehabilitimi i autostradës Tiranë-Durrës, 25 ditë pune në të dyja senset e lëvizjes
Autoriteti rrugor shqiptar ka njoftuar se më datë 19 tetor në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës.
“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës”, ka njoftuar ARRSH.
Sipas grafikut të hartuar, ky proces pune do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.
“Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës deri në mbikalimin e Kasharit”, thuhet në njoftim.
ARRSH ka bërë me dije po ashtu se do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500 metra.
Kurse pas përfundimit të këtij segmenti punimet do të zhvendosen me 500 metra të tjera deri në përfundimin e punimeve.
“Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt”, ka theksuar autoriteti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
-
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, pasi aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në ‘Milot-Morinë’
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri