Kurti: Sfida kryesore vazhdon të mbetet gjetja e një mënyrë për parandalimin e sëmundjeve kronike
Në konferencën e tretë rajonale për promovimin shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme”, është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai gjatë fjalës së tij është shprehur se Kosova falë promovimit dhe edukimit ka arritur të mbajë koston njerëzore në minimum pas ballafaqimit me COVID-19.
“Aktualisht, një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë, në luftimin e sëmundjeve të tjera, tha kryeministri, para të pranishmëve në këtë konferencë dyditore”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, sfidë tjetër është edhe edukimi i qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve të rënda kronike.
“Sfida kryesore në këtë drejtim, është se si të edukojmë qytetarët që të bëjnë ndryshimet e duhura në jetën e tyre të përditshme sot, për të parandaluar sëmundje të rënda kronike që mund të zhvillohen 10 ose 20 vjet më vonë, tha kryeministri Kurti. Një zgjidhje e suksesshme e këtij problemi do të shpëtonte qindra jetë njerëzish dhe do të kishte një impakt të madh pozitiv në shëndetin publik afatgjatë”.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tha se kjo konferencë është me rëndësi të madhe tani kur si qëllim është edhe “transformimi i shëndetësisë”.
Ndërsa për drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani, promovimi dhe edukimi shëndetësor zbatohen nga të gjitha njësitet shëndetësore.
Ndryshe, llojet kryesore të sëmundjeve kronike janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes, kanceri, sëmundjet neurologjike, sëmundjet infektive, sëmundjet endokrine, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë dhe sëmundjet e gjakut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
Asociacioni kusht për KiE, Molliqaj: Kurti veten e ka mbështetur për muri, Kosova s’duhet të paguajë për gabimet e tij
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës