Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, që është pjesë e Fondacionit Gülistan.
Vendimi për mbylljen e shkollës në Tiranë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillimit të Ministrave, duke u publikuar edhe në Webfaqen zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë.
Në vendim thuhet se miratimi është marr me propozimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kush, dhe është firmosur nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.
Asnjë arsye nuk është dhënë për mbylljen e këtij institucioni arsimor pas 26 vitesh funksionimi.
Qeveria i kërkon fondacionit që të paguajë të gjitha detyrimet për nxënësit që do të transferojnë programin mësimor.
Vendimi detyron drejtorinë arsimore të ngrejë grup pune brenda 3 ditësh për të mbyllur shkollën private si dhe të kujdeset për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bashkëpunimi Shqipëri-Britani në drejtësi po njeh zhvillime pozitive, thotë Manja pas takimit me King-Smith
-
Pas kalimit të rezolutës antikorrupsion, PS voton të enjten edhe Komisionin e Posaçëm
-
Meloni mbron sërish Ramën: Është sulmuar padrejtësisht, projekti në Shqipëri po përparon
-
Begaj pret drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerësohet angazhimi vullnetar amerikan në Shqipëri