Kosovë: Numërohen rreth 33 mijë fletëvotime me postë, Vetëvendosje merr shumicën dërrmuese
Rreth 33 mijë fletëvotime të ardhura përmes postës në Kosovë janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe nga ky numër Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsejtë 26 mijë e 079 vota.
Kjo është bërë e ditur përmes tabelës së rezultateve, e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.
Këto fletëvotime kanë filluar të numërohen në mëngjesin e së martës.
Nga gjithsejtë 33 mijë e 488 fletëvotime të numëruara, sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë gjithsejtë dy mijë e 829 vota duke e lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me gjithsejtë dy mijë e 486 vota.
Menjëherë pasi të përfundojë procesi i numërimit të këtyre votave të ardhura përmes postës, dhe disa procedurave të QNR-së, atëherë “KQZ mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e së martës.
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të KQZ nuk do të përmbyllet procesi zgjedhor pasi janë subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë të drejtë ti paraqesin ankesat e tyre në PZAP.
Sipas Elezit, këto ankesa duhet të paraqiten brenda 24 orëve nga momenti i shpalljes se rezultateve nga ana e KQZ-së.
“Ky institucion ka kohë më së shumti deri në tre ditë për të vendosur lidhur me ankesat e paraqitura dhe nëse palët janë të pa kënaqura me vendimin e PZAP-it atëherë të njëjtat mund t’i drejtohen brenda 24 orëve, Gjykatës Supreme e cila po ashtu ka tre ditë kohë për të vendosur lidhur me ankesat në fjalë”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës