Prokuroria shtetërore e Bosnjës ka akuzuar ditën e Martë, Branislav Gavriloviç, ish ushtar i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, për urdhërimin e vrasjes së civilëve dhe abuzimin e të burgosurve boshnjakë dhe kroatë, në zonat Ilidza dhe Hadzici në 1992 dhe 1993.
Branislav Gavriloviç është akuzuar për krime lufte gjatë kohës kur udhëhiqte njësinë ushtarake Çetnikët e Brnetit, e cila ishte pjesë e Brigadës së Parë Igman të Ushtrisë Serbe të Bosnjës.
Prokuroria tha se gjatë një sulmi në Otes, në komunën Ilidza pranë Sarajevës, në fillim të dhjetorit 1992, një ushtar vartës i njësisë së Gabriloviç-it, ka qëlluar një ushtar boshnjak, i cili ishte i plagosur dhe në pamundësi për të ecur.
Gjiithashtu ai është akuzur për abuzimin e të burgosurve në Golo Brdo, në malin Igman afër Sarajevës, në verën e vitit 1993. Të burgosurit thuhet të kenë qenë boshnjak, kroatë dhe serb.
Gavriloviç qëlloi një të burgosur, si dhe abuzoi me një tjetër, ndërsa ushtarët vartës të njësisë së tij vranë dy të burgosur të tjerë me urdhër të tij.
Përtej akuzave për urdhërimin dhe vrasjen e civilëve, prokuroia e ka akuzuar gjithashtu Gavriloviç dhe për shkaktimin e qëllimshëm të dhimbjeve dhe vuajtjeve të forta fizike dhe mendore.
Ushtari boshnjak është përmendur për herë të parë gjatë shqyrtimit të çështjes së liderit politik serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, të cilët kanë pohuar kontaktet me tre ushtarë të njësive të Sarajevës, por nuk kanë pranuar “të kenë” dijeni për krime./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qoku me akuza rënda për liderët e “Frontit Evropian”: E kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin
-
Taravari, simpatizantëve të “VLEN-it: Pata ofertë nga Ahmeti, zgjodha të jem me ju – bashkëpartiakët e mi s’munden ta refuzojnë
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin